Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Vrasja e shqiptarit në Janinë, policia gjen në vendngjarje 13 thasë me...

Vrasja e shqiptarit në Janinë, policia gjen në vendngjarje 13 thasë me drogë dhe 2 armë

0
610

Policia greke ka dalë me një komunikatë zyrtarë për ngjarjen ku u vra një shqiptar në Janinë, pas një shkëmbimi me armë.

Sipas policisë patrulla u qëllua papritur nga persona të panjohur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 thasë me drogë, me një peshë totale 166.2 kg dhe dy armë zjarri kallashnikov.

“Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë një shtetas shqiptar i moshës 39 vjeç dhe u plagos lehte një polic. Vazhdon operacioni për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë helene.

Incidenti u shënua rreth orës 18:00 me orën lokale të 22 nëntorit.

Sipas mediave greke, grupi prej tre personash po transportonte për në Greqi lëndë narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here