Deklaratat e Ramës në Kosovë,Shehu: Demagogji, gjuhë e rrezikshme

0
489

Ish-ministri i Jashtëm njëherazi deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Kosova si të rrezikshme për integrimin tonë në BE.

Shehu përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, shkruan se kryeministri po kërkon të tërheqë vëmendjen nga skandalet në vend. Deputeti demokrat i cilëson të fryra deklaratat e Ramës, teksa shprehet se ato që ai tha duhet të ishin bërë më herët si lehtësime procedurale.

Ish-ministri i Jashtëm duke u ndaluar te gjuha e kryeministrit, shkruan se ai nuk mund t’i drejtohet në një formë të atillë partnerëve europiane, kur dështimet e tij në qeverisje po pengojnë dukshëm integrimin në BE.

POSTIMI I PLOTË

Deklaratat e Rames nga Peja jane vecse demagogji per te terhequr vemendjen nga skandalet ne vend dhe te rrezikshme per rrugen tone europiane.

Asgje substanciale nuk ka ne ato deklarata, pervecse disa lehtesime proceduriale, te cilat duhet te ishin bere shume me heret dhe qe po perdoren si “tullumbace” tashti.

I ashtuquajturi “bashkim doganor” i artikuluar nga Kryeministri, eshte shume larg asaj qe realisht eshte folur e krejt tjeter me disa lehtesime veprimesh, per te cilat konkludohet.

Nga ana tjeter eshte shume e rrezikeshme gjuha e perdorur ndaj partnereve tane europiane, “ultimatumi”, qe ai kerkon tu jape atyre, kur vonesat tona integruese jane kryekeput te lidhura me problemet e medha e deshtimet qeverisese te Rilindjes, te cilat Kryeministri kerkon t’i fshehe mbas deklaratave te tij arrogante e aventureske.

Te tilla deklamime e qendrime jo vetem na demtojne rende neve ne procesin tone te integrimit, por sic duket kerkojne te na “degdisin” diku larg, duke vene ne rrezik edhe vete zhvillimet e Kosoves e te gjithe kombit tone. Une do t’i konsideroja terresisht te pa perputheshme me interesat tona kombetare keto.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here