Masakra në Bllok, kengetarja Elvana Gjata jo në kërkim policor

0
626

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor. ka përfunduar afati prej 30 ditësh ku Gjata ishte në kërkim në lidhje me vrasjen në ish-Bllok, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Krimi ndodhi më 4 tetor të këtij viti. Burime bëjnë me dije se njoftimi për Gjatën është dërguar në të gjitha pikat kufitare dhe nëse këngëtarja paraqitet aty, ajo do të shoqërohet për t’u marrë në pyetje.

Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor, ndërsa Prokuroria urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, ngjarje në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj. Kujtojmë se Mata aktualisht është në kërkim policor, bashkë me Meviol Bilon, ndërsa ky i fundit akuzohet se qëlloi ndaj viktimës dhe dy të plagosurve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here