Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Ditën biznesmen, natën hajdut i pamëshirshëm! Thesar i vërtetë në vilën luksoze

Ditën biznesmen, natën hajdut i pamëshirshëm! Thesar i vërtetë në vilën luksoze

0
1216

Biznesmen gjatë ditës dhe hajdut i pamëshirshëm gjatë natës.  Kjo është fytyra e dyfishtë e Taulant Lekës, banorit 30 vjeçar shqiptar me banim në Toti a Castagnole, i arrestuar të premten mbrëma nga karabinierët, shkruan Il .trevisotoday.it

Ai u arrestua bashkë me dy bashkëpunëtorë të tjerë po shqiptarë, përkatësisht Mirsad Arci, 31 vjeç dhe Edmir Sadiku, 42-vjeç.

Ata akuzohen për dhjetëra vjedhje të shtëpive javët e fundit në provincën e Trevisos, në veçanti në Vittoriese dhe në Belluno.

Patrullat e policisë në zonë ishin vënë në dispozicion të banorëve për shkak të motit të keq dhe kjo situatë ishte shfrytëzuar nga tre shqiptarët për të realizuar grabitjet e shumta.

Ata u kapën pranë urës Busche bashkë me sendet e vjedhura nga katër grabitjet e kryera.

Atyre ju gjetën orë Rolex dhe Cartier, bizhuteri të shtrenjta, syze dielli dhe mjete elektronike.

Ata vidhnin gjithçka që u dilte para syve.

Policia ka identifikuar gjithashtu një vilë luksoze në Treviso, ku ishin fshehur sendet e vjedhura, përfshirë bizhuteri të shumta, unaza martese, gurë të çmuar dhe artikuj të tjerë.

Taulant Leka është bashkëpunëtor i kompanisë Mediatech dhe shiste materiale ndërtimi.

Kompania ka 11 persona të punësuar dhe kohët e fundit është përfshirë në disa punë në provincën Belluno.

/S.Ll/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here