Vasili: Jam me Anagnostin që e lartëson gruan, jo me Veliajn që e përçmon atë

0
471

Nga Petrit Vasili

Jam me Anagnostin, që e lartëson gruan dhe jo me Veliajn, që e përçmon atë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, pre e një manie të sëmurë dhe pa shërim për pushtet, përçmoi me qetësi, publikisht dhe pa asnjë dhimbje mijëra gra, ndërsa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e ligë:

“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”.

Ndërsa Anagnosti, një burrë dhe artist i madh, plot 47 vjet më parë, skaliste figurën e Lilo Labes, partizanes, që i prenë këmben dhe lartësonte partizanin Jaho, që me përgjërim në emër të një dashurie pa fund i kërkonte zemërdridhur të martohej me të për të kaluar gjithë jetën së bashku.

Po jua risjell këto momente të dashur miq së bashku me mesazhin madhor të dashurisë njerëzore e cila zbukuron e i jep vlerë jetës dhe triumfon mbi gjithshka.
Në të gjithë pa asnjë përjashtim mendojmë si Anagnosti.

Ne kurrë nuk mendojmë si ky kryetari i bashkisë e të tjerë si ky, produkte të ngjitura pas karriges dhe që zgjasin sa zgjat ajo e për të humbur në humnerën e harresës ditën që karrigen s’e kanë më.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here