Kryebashkiaku italian flet për gjysmë ton droge nga Shqipëria

0
683

Kryebashkiaku italian i Martina Franca ka reaguar pas kapjes së rreth një ton e gjysmë drogë në bordin e një gomoneje, e cila ishte nisur nga Shqipëria. Ai falënderoi policinë për operacionin.

“Urime dhe një falënderim për policinë. Territori ynë, i cili gjendet në një zonë të brendshme, mbrohet edhe në distancë nga rreziqet që vijnë nga larg. Droga e sekuestruar sot, si shumë të tjera përbën një rrezik i madh për fëmijët tanë dhe padyshim ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë”, u shpreh ai.

Droga e kapur brenda gomones ishte e ndarë në tetëdhjetë çanta, ndërsa vlera në treg shkonte rreth 14 milionë euro. Bashkë  me ngarkesën  u arrestuan edhe dy trafikantët e dyshuar, dy të rinj nga Cisternino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here