Friday, May 10, 2024
Home Politikë Vasili: Buxheti i vitit 2019 sjell shkatërrimin e vendit

Vasili: Buxheti i vitit 2019 sjell shkatërrimin e vendit

0
468

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e ka cilësuar të turpshëm, projekt-buxhetin e vitit 2019 të miratuar dje në Kuvend. Vasili në fjalën e tij nuk kurseu sulmet për qeverinë aktuale  duke u shprehur se ata po përgatisin largimin e tyre, duke lënë vendin në shkatërrim të plotë,

“Dje Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një buxhet turpi, që ka legjitimuar një grabitje shtetërore të padëgjuar. Shembujt që jepen janë të shumta dhe vijnë nga realitete ekonomike dhe demokratike të konsoliduara që nga Franca, Spanja, ku edhe praktikat kanë qenë njëra më e dështuar se tjetra. Vetëm koncensioni i shkollave rezultoi me probleme të mëdha dhe iishin në rrezik shembje.

E çojnë borxhin e Shqipërisë me 87%, një borxh që ia thyen këmbët ekonomisë shqiptare. Është preludi i piramidave financiare shumë herë më të rënda sesa atyre të 97-ës.

Këto konçensione shpesh kanë dështuar dhe kanë mbetur në mes, për njëjtën gjë që shqiptarët duhet të paguan 1 lek janë paguar 100 lekë, duke rënduar buxhetin e familjes, duke i bërë shqiptarët edhe më të varfër duke i futur në qorrsokun e mjerimit. Një ekonomi dhe varfëri të tillë pamundësia detyron shqiptarin e shkretë të ndërmarrë të gjitha mjetet e mundshme, ku kryesorja është emigracioni. Ky buxhet sjell shkatërrimin e shqipërisë dhe largimin e qeveritarëve që veten rregulluan”, tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here