Protesta e studentëve, Bushati: E sinqertë dhe inteligjente

0
627

Analisti Andi Bushati i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 ka komentuar protestën e studentëve të Arkitekturës, të cilën e konsideroi  të sinqertë dhe inteligjente. Studentët kanë kërkuar të hiqet vendimi nga qeveria, që detyron ata të paguajnë për kreditet e lëndëve të mbartura.

“Ne kemi parë protesta mbresëlënëse në 3-4 vitet e fundit. Protesta e studenteve ishte diçka që shkonte përtej, sepse u hodhën ide që kalojnë cakun e studentëve. Protesta e studentëve ishte një protestë që duhet parë me simpati edhe për sinqeritetin dhe inteligjencën që kishte. Ka diçka që i lidh së bashku këto revolta qytetare”, tha fillimisht Bushati.

Gjithashtu Bushati  u ndal edhe tek strategjitë dhe politika e qeverisë Rama, që sipas tij nuk kanë asnjë qëllim tjetër, por të hedhë para për të pasurit dhe t’u shtrëngojë lakun të varfërve.

Mes tjerash, Bushati shtoi se qeveria duhet të punojë fort për të ulur pabarazitë sociale, të cilat sa vijnë e thellohen në mjedisin ku jetojnë shqiptarët.

“Po të shikoni se çfarë thuhet në Francë, sepse presidenti është në të drejtën legjitime pasi ka deklaruar se vihet një taksë në karburant për të mbrojtur mjedisin. Duket se Macron ka një të drejtë për një taksë për të ruajtur jetën e fëmijëve. Njerëzit e kishin  të drejtën në Francë. Sot me të vërtetë mund të thuash siç thotë Rama, unë jam që mbetësit të mos paguhen nga taksat tona. Aftësia dhe ndershmëria është se mbi kë rëndojnë këto kosto.

Tek Unaza refuzohen para për të dëmshpërblyer ata që lëshojnë shtëpitë. Ata hedhin 20 milionë euro pa tender. Kur  qeveria i shtrëngon litarin në grykë të pambrojturit, jo vetëm që bën protestën legjitime, por përligj edhe dhunën. Duhet të ndajmë dy gjëra.

Së pari shqetësimin qytetar dhe së dyti shqetësimin e opozitës, që pak a shumë ecin në dy drejtime të ndryshme. Qeveria shpërndan lumë parash për të pasurit dhe shtrëngon lakun për të varfërit. Në Shqipëri problemi është  se shqiptarët nuk mbyllin dot fundin e muajit. Këtu njerëzit kanë të drejtë të revoltohen”, theksoi Bushati.

I pyetur se çmendon për plagjiaturat e ministrave të Ramës dhe sa ndikon kjo në qeverisjen e tij, Bushati nuk pranoi të bëjë kritika, por siç tha ai më parë duhet një reflektim.

“Unë nuk di dhe nuk jam specialist të gjykojë nëse ka apo jo plagjiaturë. Është një plagjiaturë e ngritur në sistem, unë jam këtu  më parë për të bërë një meakulpa përpara se të gjykoj.”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here