Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Nis grumbullimi i studentëve, “Mjekësia” proteston me bluza të bardha

Nis grumbullimi i studentëve, “Mjekësia” proteston me bluza të bardha

0
545

Ashtu siç e paralajmëruan edhe një ditë më parë, studentët sërish sot kanë dalë në protestë.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të mbështetur edhe nga ata të infermierisë do të protestojnë me bluza të bardha. Të grumbulluar përpara fakultetit më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Edhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe ata të Politeknikut janë grumbulluar për të nisur marshimin drejt ministrisë.

Tërheqja e ministrisë nga pika 4 nuk i kënaqi studentët, pasi ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.

Një ditë më parë, ministria e Arsimit u tërhoq nga pika 4 e VKM 288, sipas të cilës studentët duhet të paguanin një tarifë për provimet e mbartura.

Ndërkohë është bërë thirrje në rrjetet sociale që protestës ti bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe të Universiteteve në rrethe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here