Berisha nxjerr mesazhin nga SHBA-ja: Solidaritet i madh me studentët

0
503

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mesazh silidariteti që të rinjtë nga SHBA-ja i kanë dërguar atij në mbështetje të të rinjve dhe studentëve shqiptare prej ditësh tashmë në protestë.

Postimi i Berishës 

Solidaritet i madh me studentët!

Nis vershimi drejt Tiranës i emigracionit dhe diasporës në mbështetje të studentëve grevist

Lexoni mesazhin e te rinjve shqiptare nga SHBA! sb

Përshëndetje jemi 3 të rinj që jetojmë prej 1 viti në USA dhe sot kemi prerë biletën për në Shqipëri pavarësisht çmimit të saj dhe pa mundësinë e marrjes së lejes nga puna kur i thamë bosit tonë amerikan arsyen na tha ikni e kur do që të vini vendin e keni gati plus dhe një vlerë të konsiderushme dollaresh t’i kemi për rrugës, nga të paktat herë që ndihemi krenar për këta të rinjë që ngrihen për të drejtat e tyre pa i dhënë asnjë ngjyrë politike, u bëj thirje që çdo prindi që e ka fëmijen aty në shesh t’i bashkohet protestës e çdo qytetari që ndjen detyrim e moral kundrejt studentëve. Shihemi nesër në shesh ju jeni e ardhmja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here