Wednesday, May 8, 2024
Home Politikë Demalia: Studentët të krijohen si Lëvizje, të përmbysin këtë kastë politike

Demalia: Studentët të krijohen si Lëvizje, të përmbysin këtë kastë politike

0
592

Ilir Demalia mund të ketë shumë kundërshti me kryeministrin Rama, por të dy i bashkon ideja se çdo gjë rrotullohet drejt politikës.

Ndaj ai kërkon nga studentët ti japin  formë politike lëvizjes së tyre, por pa lejuar partitë tu bashkohen.

Demalia: Këto kanë një të drejtë, të majtë dhe të djathtë. Duhet të jenë të qartë në platformën e tyre, në kërkesën e tyre. Nuk jam dakord me ta që thonë nuk është politik. Çdo gjë është politik, jeta e çdo individi dhe qytetari është e lidhur me politikën dhe vendimet politike.

Mos të thonë që nuk është politikë, por të mos lejojnë tu afrohen partitë politike të diskretituara gjatë këtij tranzicioni.Të krijohen si një lëvizje për të dhënë një shembull për të përmbysur këtë kastë politike që është gangrena e Shqipërisë.

Duhet dalje nga kjo rrugë duke spostuar këtë klasë politike. Mund të zgjidhet me një qeveri jo teknike, nuk pranoj qeveri teknike që të bashkëpunojë prapë kjo klasë politike. Qeveri e shpëtimit kombëtar, qeveria ka kaq njerëz. Mund ti gjenden Shqipërisë 200 njerëz idealistë dhe intelektualë, i ka Shqipëria.

Në një lidhje me skype nga SHBA për Ora News, Demalia thotë se është pikërisht politika që ka futur duart edhe tek organizimi i brendshëm i Universiteteve.

Demalia: Rektorët, dekanët e Fakulteteve vinë si militantë politik. I kanë përdorur ambjentet e shkollave për biznese duke përfituar prej tyre.

Ndërkohë studenti Klodi Leka, edhe pse i bindur se pritshmëritë e shqiptarëve ndaj protestës së studentëve janë rritur,  insiston tek kauza e tyre.

Klodi Leka: Ka mendime nga të ndryshme. Por mendoj se duke iu imponuar Ministrisë për realizimin e kërkesave ne japim një leksion demokracie. Qeveritë dhe ndryshojnë, por ndryshojnë emrat dhe fytyrat, por jo parimet. Nëse studentët arrijnë një fitore të madhe, studentëve do tu ngrihet vetëbesimi dhe pedagogët nuk do ti shohin si kalamaj që duhen zhvatur. Konviktet janë mizerabël, mund të të bjerë kolera. Ata që na kanë shtypur kokën do të mendohen dy herë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here