Sunday, May 19, 2024
Home Aktualitet Amerikanët marrin “nën kontroll” energjinë në Qarkun e Shkodrës

Amerikanët marrin “nën kontroll” energjinë në Qarkun e Shkodrës

0
1017

Kompania OSHE ka nënshkruar një marrëveshje me USAID për asistencë teknike për Teknike për përmiresimin e performances dhe veprimtarise se OSHEE, në fokus Drejtoria Rajonale Shkodër për një periudhë 1 vjeçare.

“Marrëveshja me USAID  në thelb synon forcimin menaxherial dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve për rajonin Shkodër. Ne besojmë se ky bashkëpunim do të jetë frytdhënës, bazat e të cilit, pas Shkodrës do të shtrihet edhe në rajonet e tjera”, u shpreh Administratori i OSHEE z. Adrian Çela.

Përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë znj.Mikaela Meredith vlerësoi reformën në sektorin energjetik.

“Për 12-15 muajt e ardhshëm, USAID do t’i japë asistencë teknike OSHEE në fusha si: leximi dhe faturimi, mbrojtjen dhe kontrollin e të ardhurave, planifikim dhe operim, si edhe strukturat e përmirësuara të menaxhimit dhe proceseve.

Këto janë benefite për qeverinë shqiptare që do të arrihen përmes nismave të menaxhimit dhe do ta vendosë OSHEE në rrugën e saj për stabilitet tregtar afatgjatë”, shtoi më tej Meredith.

“Këto zhvillime e kanë përgatitur sektorin energjetik shqiptar për një konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale si dhe për një integrim që do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji, e cila është thelbësore për një rritje ekonomike afatgjatë dhe stabilitet social”, u shpreh përfaqësuesja e USAID.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here