Friday, April 26, 2024
Home Kronika Procedohen 25 persona për protestën te MAS, mes tyre Robert Aliaj dhe...

Procedohen 25 persona për protestën te MAS, mes tyre Robert Aliaj dhe Edmond Tupja

0
792

Policia e Tiranës njofton se ka proceduar 25 persona për mitingje të paligjshme.

Kjo vjen pas protestës disa ditore të studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Mes te proceduarve është edhe këngëtari Robert Aliaj, pedagogu i njohur Edmond Tupja si dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Sipas policisë protestuesit kanë bllokuar rrugën.

Njoftimi i policisë

Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit:

• Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj.

Dhe aktivistet politike Gaetano Doci dhe Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonal (FRPD).

Ata akuzohen se dje në orën 09:00, tek sheshi “Nënë Tereza”, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, e më pas në rrugën e “Durrësit”, përpara Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucionit.

Policia deklaron se po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi “Rilindja” pasi janë të fotografuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here