Monday, May 6, 2024
Home Politikë Protesta/ Vasili: Rama kërkon të mashtrojë studentët

Protesta/ Vasili: Rama kërkon të mashtrojë studentët

0
603

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me protestën e studentëve. Vasili tha se Rama kërkon të mashtrojë studentët me të ashtëquajturin dialog.

Vasili u shpreh se LSI ka depozituar amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studentëve.

“I gjithë opinioni publik sot është i shqetësuar për Universitetet dhe arsimin e lartë. Përballë studentëve është një kryeministër mashtrues që propozon të ashtuquajturin dialog. Zgjidhja e vetme është vetëm një, marrja  e përgjegjësisë me ligj. LSI ka dorëzuar  amendamentet në Kuvend që i japin zgjidhje çështjes së studenteve. Me këto amendamente rritet buxheti për arsimin. Protesta e studentëve është plotësisht e drejte”- tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here