Vasili në Kuvend: Jemi në emergjencë kombëtare, qeveria dialog me monologje…

0
493

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër qeverinë Rama, ndërsa tha se vendi është para një emergjence kombëtare, duke marrë shkas nga protesta e studentëve. Ai tha se qeveria po bën dialog me monologje. “Këtu jemi në ato nivele të njohura të një idiotësisë politike që ka vendosur të zgjidhë dialogun me monolog. Ai vjen ose nga kushte të këqija politike, por është një kapsllëk politik që nuk e çlirojmë dot ne as nga kryeministri dhe as nga të tjerët. Buxheti që u miratua para një jave, qëndroi për një javë në zyrat e Kuvendit për të qepur dhe rishqepur atë. Jemi para një emergjence kombëtare”, tha Vasili.

Fjala e plotë

Një kapsllëk politik nga ku nuk e çlirojmë dot ne as kryeministrin dhe as Kuvendin që ndërpret fjalën tonë.

Së fundi Buxheti i Shtetit në kushtet e emergjencës në të cilat ndodhet dhe që është miratuar një javë apo 8 ditë përpara, ka qëndruar një javë në zyrat e Kuvendit apo në zyrat e ministrive për të rishqepur dhe qepur tabelat e flliqura të buxhetit përpara një emergjence kombëtare, ky Parlament ka bërë e ka ndryshuar Kushtetutën brenda natës.

Pa iu dridhur qerpiku fare kanë duartrokitur dhe janë hedhur përpjetë, atje janë mijëra djem dhe vajza që nuk kanë nevojë për monologje idjote, por kanë nevojë për zgjidhje dhe këto zgjidhje janë këtu në këtë sallë. Kush i ikën këtyre zgjidhjeve, duhet të mbajë përgjegjësi përpara tyre. Këtyre zgjidhjeve nuk u shqitet as me parabolira proceduriale, por zgjidhet me veprime politike.

Kush e shkel do marrë përgjegjësitë një për një dhe nuk e ndan dot përgjegjësinë me asnjë nga ne, sepse ju jeni shkaku dhe ju keni detyrimin ti jepni zgjidhje. Po I ikët këtij detyrimi, do të merrni përgjegjësi pë rata djem dhe vajza që rrinë në të ftohtë atje dhe protestojnë për minimumin bazik për të pasur disa banjo më shumë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here