Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Vatra dhe Rrënjët Shqiptare: Fitorja do të jetë me studentët!

Vatra dhe Rrënjët Shqiptare: Fitorja do të jetë me studentët!

0
675

“Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots mbështesin pa asnjë rezervë protestat studentore në Shqipëri, si shprehja më sublime kundër varfërisë që ka kapur për fyti familjet shqiptare,” thuhet ne nje deklarate.

Studentët -vijon deklarata e publikuar dje- janë viktimat e para të mungesës së shpresës për një të ardhme në Shqipëri, shtresa më vitale dhe e sinqertë, ndaj kjo protestë është këmbana më e fortë për krizën e përgjithshme shoqërore, gjendjen e mjeruar ekonomike dhe situatën e pashpresë ku ndodhet sot vendi.

Në deklaratë, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të studentëve.

“Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra dhe Organizata Rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots janë dhe do të jenë deri në fund në mbështetje të parezervë të studentëve dhe i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare të plotësojë menjëherë kërkesat legjitime të tyre.
Fitorja do të jetë me studentët! “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here