Kuvendi i PD, Balliu: Të rrëzojmë Ramën, koha është tani

0
563

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti Klevis Balliu tha se kryeministri uzurpator ka sot mbi shpinë edhe urrejtjen ndërkombëtare dhe se ai duhet rrëzuar. Balliu u shpreh se koha është tani dhe çdo vonesë nuk do na e falë historia, demokracia, liria.

“Unë ju ftoj të gjithë ju vëllezër dhe motra bashkëluftëtar guxoni dhe frymëzohuni me bindje totale se duhet të shembim Edi Ramën i cili ka për deviz të karrierës së vetë politike vetëm një fjalë, hajdut”- tha Balliu.

Fjala e plotë:

Te dashur demokratë.

Duke njohur prekur me dorë dhe përjetuar thellësisht me dhimbje varfërinë e Mokrës së bekuar dhe Pogradecit që Zoti e bëri perlë, ndjehem i trishtuar që nuk e kam fuqinë e rikthimit të normales njerëzore në një orë apo në një ditë. Por duke kaluar 39 ditë me protestuesit e Astirit si një prej tyre, duhet ti sjell këtij tubimi autoritar luksoz dhe shpresëmadh këtë mesazh për deputet, qofsh kryetar partie në grupseksion apo degë, qofsh dhe militant i thjeshtë që nga kjo sallë duhet ta ndjejmë veten vetëm ushtarë të një thirrjeje, të një ideje, të një qëllimi ta shpëtojmë Shqipërinë nga njeriu pushtues Edi Rama. Ta shpëtojmë Shqipërinë nga njeriu krim nga njeriu bandë Edi Rama. Kjo thirrje nuk është program me afate dhe plane kjo është kështu: të dalim që këtu drejtë tek studentët të lëshojmë kumtin e shpirtit për të rinjtë e Shqipërisë dhe bashkë me ta të kapim sheshet dhe sheshin para Kryeministrisë deri në rrëzimin e tij. Analizat janë bërë faktet, janë ne, duhet të kemi vetëm një thirrje RAMA IK. Një përqëndrim total i resurseve tona opozitare. Gjithkush që është për RAMA IK është zotëri dhe zonjë e nderuar. Shqipëria është në koma nga korrupsioni dhe krimi. Kam bindjen se në këtë moment që ne jemi këtu mund të deklarojmë se Edi Rama si Kryeministër uzurpator ka sot mbi shpinë edhe urrejtjen ndërkombëtare.

Të nxitojmë, ta RRËZOJMË. Koha është tani. Çdo vonesë nuk do na e falë historia, demokracia, liria. Ne jemi të fortë të jashtëzakonshëm ASKUSH mos bjerë pre e korrupsionit politik që përpiqet të mbjellë Rama ndaj Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj. Kjo është parti me themele që i ka hedhur Sali Berisha me qeverisje të shkëlqyera Kjo është kujtesa kombëtare për Partinë Demokratike. Zoti Kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha unë ju ftoj që verdikti i këtij Kuvendi të jetë vetëm NJË. Te sheshi me studentët dhe rininë shqiptare për rrëzimin e Edi Ramës. Unë ju ftoj të gjithë ju vëllezer dhe motra bashkëluftëtar guxoni dhe frymëzohuni me bindje totale se duhet të shembim Edi Ramën i cili ka për deviz të karrierës së vetë politike vetëm një fjalë, HAJDUT. Më ndjeni dhe më kuptoni ora e RËNIES së Ramës është në sahatet tuaj, kurdiseni që për pesë ditë ai të mos jetë as banori i Surrelit. Por një i internuar i OFFSHORVE Harrojmë gjithçka, të shndërrohemi nga një njeri i vetëm. NE, NE NE që do ta rrëzojmë Edi Ramën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here