Tuesday, April 30, 2024
Home Politikë PD mbledh Kuvendin Kombëtar, surpriza me emrat e rikthyer

PD mbledh Kuvendin Kombëtar, surpriza me emrat e rikthyer

0
579

Pas zgjedhjes së  drejtueseve të partisë në të gjithë Shqipërinë, sot Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar teksa do të zgjedhë me votë në fund edhe anëtarët e këtij këshilli.

Basha është shprehur se selia blu do të sjellë në zgjedhje kandidatët e duhur, të cilët para së gjithash do t’iu shërbejnë njerëzve.

Ajo që vihet re është se kreu i Partisë Demokratike ka rikthyer në gjirin e partisë  ish-funksionarë të mëparshëm si Aleksandër Biberaj dhe Gazmend Oketa. Ky i fundit pritet të sfidojë kandidatin e PS-së në bashkinë e Durrësit, por kjo ende nuk është zyrtare.

“Sot PD nis një rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm. Sot mbledh Kuvendin Kombëtar të PD. Basha është shprehur gjatë gjithë kohës, se  PD do të sjellë kandidatë dhe një ekip të ri qeverisëse.  Kështu e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve në degët në të gjithë Shqipërinë. Për pak minuta fillon Kuvendi Kombëtar. Në fund do të zgjidhen anëtarët e Këshillit Kombëtar. Rikthimet janë Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa”, tha Bodlli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here