Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Studentët vijojnë rezistencën para kryeministrisë, bllokojnë dhe rrugët

Studentët vijojnë rezistencën para kryeministrisë, bllokojnë dhe rrugët

0
594

Prej orës 11:00 qindra studentë ishin para kryeministrisë. Në fillim ishte një grup studentësh por më pas iu bashkuan të tjerë të cilët në fillim kishin marshuar nëpër rrugët e Tiranës duke bllokuar qarkullimin e makinave në disa akse kryesore.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama  edhe pse i ka poshtë dritares studentët, sërish i fton në dialog përmes instagramit.

Studentët nuk pranojnë negociata dhe as dialog për plotësimin e 8 kërkesave, ndërkohë vihen re forca të shtuara policore që rrinë në gatishmëri.

Protestës i janë bashkuar dhe studentë nga Korça, Elbasani, Durrësi e Shkodra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here