Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Studenti ironizon kryeministrin: Jam ngelës ndërkombëtar, Rama: Urime!

Studenti ironizon kryeministrin: Jam ngelës ndërkombëtar, Rama: Urime!

0
573

Një student i Universitetit Bujqësor mori fjalën në takimin me kryeministrin Rama. Që në nisje të fjalës së tij, studenti ironizoi shefin e qeverisë duke thënë se është një student ngelës ndërkombëtar.

Studenti: Jam një ngelës ndërkombëtar

Rama: Urime

Studenti: Nuk është mënyra e duhur që mu drejtove, sepse ne të kemi zgjedhur.

Rama: E para, eprori nuk je as ti as ajo vajza, as unë. Unë për veten time e kam merak të fitoj debatet, por është barazi në këtë pjesë. Fjalën epror bashkë me fjalën këllqe shikojeni në fjalor.

Nuk e di ku e pe që unë nuk po lë fajin. Unë kam ardhur për përgjegjësi dhe jo për faje. Nuk është e vërtetë që kam thënë dhe nuk e mendoj që qeveria nuk ka asnjë përgjegjësi. Përkundrazi. Por universiteti është autonon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here