Gjonaj jep rezultatet antikorrupsion: Procedohen penalisht 80 persona

0
634

Gjatë dy javëve të fundit, janë evidentuar 55 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës nga funksionarët publikë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksoi se janë proceduar penalisht 80 autorë,nga të cilët 11 autorë të arrestuar apo ndaluar dhe 69 të tjerët ndiqen në gjendje të lire.

Bazuar në raportin e kontrollit,për shkeljet e konstatuara,Task Forca Antikorrupsionka rekomanduar dhënien e13 masave disiplinore,nga të cilat 2 largime nga puna.

Më konkretisht, Gjonaj bëri me dije që për Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë është rekomanduar:

-Largimi nga puna për Përgjegjësin e Sektorit të Testimeve, Dega e Drejtuesve të mjeteve;

-Dhe 5 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 4 specialistë të testimit, Dega e Drejtuesve të mjeteve dhe për përgjegjësin e sektorit juridik

Për Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është rekomanduar:

-Largimi nga puna për Kryetarin e Degës së Drejtuesve të Mjeteve;

-3 vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për 3 specialistë të testimit në Degën e Drejtuesve të mjeteve;

-3 masa administrative “Vërejtje” për drejtorinë rajonal të Elbasanit, kryetaren e degës së financës dhe 1 specialist testimi pranë Degës së Drejtuesve të Mjeteve.

Task Forca Antikorrupsion në zbatim të detyrave të saj funksionale krahas masave ndëshkimore ka rekomanduar edhe marrjen e7 masave të tjera organizative, të cilat do të bëjnë të mundur që shkeljet e konstatuara të mos përsëriten më në të ardhmen.

Gjonaj: Ndër procedimet penale të javës së fundit,bën pjesë edhe rasti i një pedagogunë Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Vlorës,i cili u denoncua në media se i kishte marrë ryshfet një studenti për ti mundësuar marrjen e një provimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here