Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Studentja që u “përplas” me Ramën: Ne po e ndihmojmë të mirëqeverisë

Studentja që u “përplas” me Ramën: Ne po e ndihmojmë të mirëqeverisë

0
646

Studentja e cila vuri me “shpatulla pas murit” kryeministrin Rama ka deklaruar se studentët po e ndihmojnë atë të mirëqeverisë dhe si i tillë ai duhet të plotësojë kërkesat e tyre.

Në një deklaratë, studentja thotë se pasi të marrin një shkresë nga kryeministri për plotësimin e kërkesave, ata do t’i lenë kohë dhe do ta ndihmojnë si ta realizohen këto kërkesa.

Studentja: Ashtu si ata në Tiranë, në po kërkojmë një shkresë për të cilën ky zotëri nuk duhet të ketë turp. Në fund të fundit ne jemi elektorati i tij, ne jemi ata që besojmë tek ai dhe ne po e ndihmojmë të mirëqeverisje këtë vend, të paktën te pjesa e arsimit. Ne po i kërkojmë të japë një shkresë që do të plotësohen ato kërkesat. Edhe ne nuk jemi budallenj, jemi të arsimuar, jemi të kulturuar dhe do t’i japim kohën e nevojshme dhe pasi ai të japë këtë shkresë, ne do të ulemi në dialog dhe do ta ndihmojmë si t’i plotësojë ato kërkesa dhe si t’i arrijë ato me bashkëpunimin tonë, sepse duhet me doemos ky bashkëpunim.

Qëndrimi që po mban është një qëndrim egoist që ne nuk mund ta pranojmë. Ai më fliste mua “një sekondë, një sekondë” , kur unë mora fjalën, ai u largua. Edhe mua një sekondë më duhet për ti thënë ato 8 pika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here