Thursday, May 2, 2024
Home Politikë PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës, Spaho: Ju ka hyrë tmerri

PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës, Spaho: Ju ka hyrë tmerri

0
568

PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi. Kreu i grupit PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit i  kërkoi Gramoz Ruçit të mbledhë byronë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën.

“Dje kryetari i PD-së u kthye në transportues vezësh, sot ish kryetari i PD-së bën thirrje për dhunë. Këto janë të papranueshme. Besoj se ende ka ngelur shtetarizëm për tu distancuar nga kjo dhunë e pashembullt që nuk i bën mirë Shqipërisë dhe as rrugës europiane. PD urgjentisht të distancohet nga këto lloj thirrjes dhe kryetari i kuvendit byroja e kuvendit të shqyrtojë këkesën tonë edhe për deputetin Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë”

Për propozimin e PS, reagoi edhe kryetari i grupit parlamentar të PD, i cili tha se mazhoranca ka frikë nga protestat që kanë përfshirë Shqipërinë.

Edmond Spaho (deputet i PD): “Situata në të cilën ndodhet mazhoranca është tragjike dhe komike. Ju ka hyrë tmerri nga protesta, po e ndjeni fundin e pushtetit tuaj dhe në tentativë për të shpëtuar nga ky uragan qytetar, kaloni edhe në spektakle dhe butafori. Sado të përpiqeni nuk i shpëtoni dot as protestës së studentëve, as protestës së banorëve të Unazës së Re, as nuk e fshini dot atë rastin e korrupsionit, sado të përpiqet kryeministri, nuk do të shpëtojë dot. Është komike sepse vargjet e një kënge patriotike e konsideroni si rrëzimin e rënies së rendit kushtetues. Po lejoni që kuvendi të degradojë në këtë farë feje. E keni kthyer në një Byro Partie, siç thatë dje. Ju propozoni që të përjashtohen krerët e PD, po të kishit mundësi gjithë grupin e opozitës. Nuk do arrini dot megjithë akrobacitë, që ti mbyllni gojën opozitës. Do të na keni këtu, jeni bërë e keqja më e madhe, derisa të rrëzoheni ne do të na keni këtu në këmbë.”

Edi Paloka (deputet i PD): Përderisa kanë dalë dhe vezët antikushtetuse nuk ka gjë të keqe të nxirrni dhe një këngë patriotike antikueshtetuese. Sot është vërtet akt patriotik largimi një orë e më parë e këtij kryeministri .. përjashtoni kë të doni shqiptarët do i keni përballë.  Ky kryeministër do qërrohet.. më kot lodheni duke i bërë presion.

Gramoz Ruçi: Kënga është kënduar nga atdhetarë, e përdorur në  debat parlametar në kontestin e sotëm është e papranueshme dhe duhet distancuar. Pikëpamjet dallojnë prandaj do mblidhet Byroja e do shqyrtohet kërkesa.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here