Wednesday, May 29, 2024
Home Aktualitet Pas kthimit në Tiranë, Rama pret policen Ina Nuka: Krenarë për ty

Pas kthimit në Tiranë, Rama pret policen Ina Nuka: Krenarë për ty

0
662

Pas kthimit nga Turqia, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gishtat të cilat i plagosi me kapsolle gjatë protestës, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij efektiven Ina Nuka.

Rama tha se Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

Ina Nuka:

Operacioni shkoi me sukses. Brenda 6 muajsh do kem ndjeshmërinë  e gishtave me thanë mjekët. Më pas do heq penjët dhe do bëj fizioterapi deri sa të merret funksioni i dortës.

Ed Rama:

Ne jemi krenarë për ty dhe do të japim një mbështetje financiare dhe morale për t’u rikuperuar qetësisht dhe të rintegriohesh. Më pas do i kthehesh pak nga pak detyrës.

Vijon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here