Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon largimin e kreut të Kuvendit si drejtues i Grupit Parlamentar ‘Miqtë e fëmijëve’, si reagim pas përmendjes së vajzës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, nga deputeti socialist, Taulant Balla.

Vasili përmes një postimi në Facebook, shkruan se Ruçi nuk e meriton këtë post, duke iu referuar mosreagimit të tij, pas deklaratave të Ballës për vajzën e kryedemokratit.

“Vajza jote e vogël e ka emrin Viktoria, vërtet mendon ti se nuk e dimë ne që ke lidhje me kompaninë Viktoria invest? Është çështje kumbarësh. Mos shko më me makinën e firmës aty se banori e di si më tha, na duket sikur ka ardhur menaxheri i firmës”, deklaroi Balla pak ditë më parë në Kuvend.

Nga ana tjetër, Vasili shton se dorëheqja e tij, është më e pakta që mund të bëjë ai si prind dhe gjysh, pas përmendjes së një fëmije në Kuvend, për interesa politike.

Postimi i Petrit Vasilit

Ruçi jep doreheqjen nga “Miqte e femijve”,nuk denove Ballen,qe dhunoi verbalisht femijet.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk mundet më kurrsesi te drejtoje grupin e deputeteve “Miqte e femijeve”.

Nen drejtimin e tij,ne sy te tij si drejtues i seances kur Taulant Balla permendi ne menyre te ulet,ne dhunim te cdo etike, ne seance plenare ne sallen e kuvendit vajzen e vogel te kryetarit te partise demokratike Lulzim Basha.

Kryetari Ruçi s’levizi as gishtin perpara nje ndyresie te tille publike kunder femijve.

Eshte e turpshme dhe amorale qe Ruçi per hir te
konformizmit,besnikerise,servilizmit dhe varesise ndaj Partise jo vetem qe nuk e deboi ne cast nga salla Ballen,por as nuk e paralajmeroi.

Po Ruçi ka qene ai qe ka bllokuar parlamentin,ka futur Garden dhe ka bere hatane per nje fjale goje dhe ka perzene deputete nga salla.

Ndersa heshti kur u perfol nje femije.

Turp i madh qe nje femije perdoret ne mes te parlamentit, poshtersisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.

Gramoz jep doreheqjen nga drejtimi i
” Miqte e femijve”.

Kjo eshte me e pakta qe mund te beje si politikan, si prind dhe si gjysh, ne te kundert s’perfaqson më asnjeren prej tyre dhe do te te mbetet vetem dashuria per sharlatanizmin e pagdhendur te Balles.

LEAVE A REPLY