“Do ju vras e do ju djeg”. Zbulohet shkaku i zjarrit masiv në tregun e Laçit

0
693

Zjarri masiv që ra në tregun industrial të Laçit dyshohet se ka ardhur për shkak të një konflikti pronësie mes vëllezërve pronarë të tregut.

E teksa flakët kanë lënë të dëmtuar rëndë rreth, 70 tregtarë, njëra nga zonjat që punon në treg shprehet se prej kohësh ka patur kërcënime dhe se ajo personalisht ka humbur diçka më shumë se 7 mln lekë të vjetra mall.

“Ka një muaj rresht që paralajmëron “do ju vras, do ju djeg”. Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti. Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion”- shprehet tregtarja për Oraneës.

Të tjerë tregtarë shprehen se kanë humbur mbi 10 mln lekë dhe se deri më tani nuk dinë se ku të kërkojnë njëfarë dëmshpërblimi, pasi gjithçka kanë patur është bërë shkrumb e hi.

Tregtari: “Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë.Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë. Mbi 15 milion dëm”.

Tregtarja: ” Kërkoj nga shteti të na ndihmojë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë fëmijët. Ne erdhëm me hap mallin dhe pamë zjarrin.Nuk dimë asgjë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here