Wednesday, May 29, 2024
Home Kronika Zjarri shkrumbon tregun industrial të Laçit

Zjarri shkrumbon tregun industrial të Laçit

0
542

Tregu industrial i Laçit është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm në orët e para të mëngjesit(24 dhjetor 2018).

Ngjarja është shënuar rreth orës 6:00. Si pasojë e zjarrit nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Vatra e zjarrit ka nisur në një lokal afër tregut të qytetit, i cili më pas ka përfshirë edhe tregun industrial duke e përpirë nga flakët në pak minuta.

Tregtarët pretendojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë më mirë shkaqet.

Ata akuzojnë se një person që pretendon pronësinë e tokës i ka kërcënuar ditë më parë. Tregtarët thonë se kanë bërë kallëzim, por policia nuk ka kryer asnjë veprim sipas tyre.

Forcat zjarrëfikëse nga Lezha dhe Mirdita arritën të vinin flakët në kontroll pas rreth 2 orë e gjysmë punë.

Në këtë treg mësohet se zhvillonin aktivitetin rreth 60 tregtarë, të cilët thonë se tashmë kanë humbur çdo gjë.

Policia ka deklaruar se po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në tregun e Laçit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here