Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Qeveria punësim 1 vjeçar në administratë për studentët e ekselencës

Qeveria punësim 1 vjeçar në administratë për studentët e ekselencës

0
586

Qeveria ka vendosur t’u japë hapësirë studentëve ekselentë për të përfituar një vend pune në administratën shtetërore jashtë pozicionit të shërbimit civil për vitin e ardhshëm. Ata do të mund të emërohen në pozicione vakante si specialistë apo pozicione të barasvlefshme. Studentët përfitues do të jenë ata që kanë kryer studimet që nga viti 2017, ndërsa kontratat e punësimit do të ketë një afat 1 vjeçar.

Po kush janë studentët? Qeveria thotë se tek kategoria e studentëve të ekselencës përfshihen të gjithë ata që kanë kryer arsimin e lartë me mesatare .00 – 10.00, ndërsa përfitojnë përveç studentëve që kanë studiuar jashtë, edhe ata të universiteteve private në vend, krahas atyre publike.

Kryeministria dhe ministritë e linjës shpallin publikisht në faqet e tyre zyrtare, thirrjen për shprehjen e interesit të studentëve të ekselencës që duan të punësohen përkohësisht në institucionet e tyre të varësisë, përkatësisht brenda muajit janar 2019 dhe muajit gusht 2019.

E drejta e përzgjedhjes është sipas precedencës, si më poshtë vijon:

a) Studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së;

b) Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri;

c) Studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së.

Diplomat e përfituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sipas legjislacionit në fuqi. Në rastet e studentëve me mesatare të njëjtë, e drejta e përzgjedhjes përcaktohet me short në prezencë të tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here