KLGJ miraton dorëheqjen e ish-kreut të gjykatës së Apelit

0
551

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) miratoi sot dorëheqjen e gjyqtarit Metush Saraçi.

“Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje”,  informon zyra e shtypit pranë KLGJ-se.

Ish-kryetari i gjykatës së Apelit të Tiranës i paraqiti dorëheqjen presidentit të Republikës, si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se në dorëheqjen e tij, 2 dhjetor 2018 ish-kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës kishte dhënë si argument arsyet shëndetësore për shkak të moshës që  sipas tij nuk e lejonin të vijonte detyrën si gjyqtar në gjykatën e Apelit.

Metush Saraçi deri në vitin 2011 ka mbajtur detyrën e kreut të Gjykatës Apelit në Tiranë. Pas këtij viti ai ka qenë gjyqtar në këtë institucion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here