Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Angli/ “Vrasje e drogë”, 2 shqiptarë në mesin e 125 të burgosurve

Angli/ “Vrasje e drogë”, 2 shqiptarë në mesin e 125 të burgosurve

0
814

Mediat britanike kanë përmbledhur historitë e 125 të burgosurve të vitit 2018, të cilët kanë marrë dënime për disa vepra penale në pjesën lindore të Anglisë, saktësisht në Cambridgeshire.

Për këtë, siç raportojnë mediat thuhet se rreth 120 të dënuar do të kalojnë shumë vite pas hekurave pasi veprat e tyre janë cilësuar të rënda, raporton “BalkanWeb“.

Disa nga veprat për të cilët autorët kanë marrë dënimet përkatëse nisin që nga vrasja, abuzimi me fëmijët, shantazhi seksual, dhunë, kërcënim si dhe prodhim lëndësh narkotike.

Untitled Design 8

Në listën e tyre janë edhe dy shqiptarë, të cilat u arrestuan dhe u burgosën për prodhim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Esmerald Jahelezi, 29 vjeç dhe Andrilon Mehmetaj, 31 vjeç, nga Shqipëria, të cilët u shpallën fajtorë për prodhimin e kanabisit pasi policia bastisi fabrikën në fillim të 2018, raporton “BalkanWeb”.

0 Untitled Design 1

Sakaq, pasi dolën para trupës gjykuese, Esmeralsd Jahelezi u dënua me dy vjet burg dhe Andrilon Mehmetaj  me 12 muaj. Pasi të vuajnë dënimin e përcaktuar nga drejtësia britanike, të dy do të dëbohen për në Shqipëri.

Krimet

Prokurori i çështjes Gregory Wedge tha se shqiptarët mbanin në fabrikë  443 bimë  kanabisi, me një vlerë maksimale prej 177,000  mijë paundësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here