Sunday, June 16, 2024
Home Politikë Rama: Do të jem mirënjohës gjithë jetën protestës së studentëve

Rama: Do të jem mirënjohës gjithë jetën protestës së studentëve

0
782

Kryeministri Edi Rama e ka nisur konferencën e fundvitit me dy lajme të mira sipas tij për ekonominë, ndërsa foli edhe për oligarkët, duke theksuar se fitimet e tyre janë ulur pavarësisht se derdhin më shumë taksa në shtet.

Rama foli edhe për lojërat e fatit, duke theksuar se nga nesër përfundon epoka e zymtë e “llumit” të basteve.

Kryeministri Rama u pyet edhe për zgjedhjen e ish-ministrit demokrat të Financave, Ridvan Bode në postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Banksë së Shqipërisë. Rama foli gjithashtu edhe për protestën e studentëve, duke theksuar se do të jetë zv/kryeministri Erion Braçe që do të hartojë platformën e tyre.

Rama për studentët

RamaPër sa u përket studentëve, unë nuk u kam ofruar ende paktin, pakti është duke u shkruar nga një grup i gjerë pune që drejtohet nga zv/kryeministri i ri, qysh kur ishte në ditën e parë në krye të grupit dhe patjetër që çfarë kam bërë dhe do të bëjmë, është si rezultat i bindjes në ato kërkesa që janë në këndvështrimin tim të drejta. Nëse studentët do të kishin protestuar para 3 vjetësh nuk do ta bënim dot përgjysmimin e tarifave. E bëmë sot sepse kemi më shumë mundësi financiare dhe faktikisht studentët nuk do të paguajnë gjysmën e tarifës sepse do ta paguaj qeveria dhe do të paguajmë edhe për ata me 4 dhe 5. 

Do të jem mirënjohës gjithë jetën kësaj proteste që më ka hequr barrën e intertësisë së tepsisë. Ne do t’i qëndrojmë të gjithë atyre gjërave që ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë t’u qëndrojmë. Mandati i popullit e do këtë gjë. Kushdo që do të përmbys ligjin e arsimit të lartë le të krijojë një parti politike, por me protesta nuk do të mund ta rrëzojnë dot. 

Ne e konsiderojmë bazë të arsimit të lartë të sigurt në Shqipëri. Këtë na e kanë thënë të gjithë ekspertët e huaj dhe vet Departamentit të Edukimit në Komisionin Evropian. 

Rama për kryebashkiakët: Përveç atyre që kemi do të fitojmë edhe Kukësin

RamaE rëndësishme është që do të fitojmë bashkitë që kemi edhe bashkitë e Kukësit. Pastaj, emrat janë çështje të brendshme të Partisë Socialiste.

Rama për zgjedhjen e Ridvan Bodes

RamaPër sa i përket Ridvan Bodes është propozuar nga unë në funksion të vizionit dhe qasjes që kam unë. Është propozuar si një personalitet që vjen nga radhët e opozitës. Këtu është çudi e madhe. Kur propozon nga radhët e tua është problem, nga radhët e kundërshtarëve është problem, nga shoqëria civile, është problem. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here