Sunday, May 19, 2024
Home sociale Dibra në pushtetin e borës, prefekti: 115 familje të izoluara

Dibra në pushtetin e borës, prefekti: 115 familje të izoluara

0
498

Dibra është një nga qarqet më të prekura nga reshjet e borës. Ka probleme në zonat e thella nga prania e akullit dhe ngricës në rrugë. Në disa zona të thella mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa të tjera trashësia e borës arrin në 40 cm.

Për sa i përket rrugës nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme. Borëpastrueset janë në gatishmëri të plotë. Në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit kanë vazhduar reshje dëbore. Disa zona rurale si në Bulqizë dhe Dibër janë të izoluara nga dëbora.

Sipas nën prefektit të Bulqizës 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e Vogël janë të bllokuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here