Kërpaçi: Bashkimi i gjimnazistëve me studentët, fitore për Shqipërinë

0
599

Sor LRI zhvilloi një takim me gjimnazistët e Tiranës, ku kryetarja e LRI-së, deputetja Floida Kërpaçi tha se bashkimi i gjimnazistëve dhe studentëve do të sjellë fitore për shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, deputetja theksoi se me këtë sistem të arsimit, nuk ka shance për punësim të të rinjëve. ”Të rinjtë kanë nevojë për një rezolutë me kërkesa të qarta për reformimin e sistemit arsimor! Ku të kemi një sistem arsimor që i përgjigjet nevojave të rinisë dhe tregut të punëve të së ardhmes dhe jo interesave klientelist të kryeministrit. Presionet nga drejtoreshat, si me rastin e drejtoreshës së Sami Frashërit, do të denoncohen dhe ndiqen pa asnjë hezitim nga LSI-ja”.

Postimi i plotë

Situata alarmante ku gjimnaziste, studente e te rinj nuk duan te qendrojne ne vendin tone na mblodhi sot ne kete bashkebisedim me gjimnazistet per problemet dhe sfidat e tyre!

Ne kushtet ku nuk ka cilesi ne arsim, nuk ka shanse per punesim, nuk ka siguri per jeten e te ardhmen, 79% e te rinjve duan te largohen nga Shqiperia sepse nuk kane shprese per te jetuar ne vendin tone.

Te rinjte kane nevoje per nje rezolute me kerkesa te qarta per reformimin e sistemit arsimor! Ku te kemi nje sistem arsimor qe i pergjigjet nevojave te rinise dhe tregut te puneve te se ardhmes dhe jo interesave klientelist te kryeministrit. Presionet nga drejtoreshat, si me rastin e drejtoreshes se Sami Frasherit, do te denoncohen dhe ndiqen pa asnje hezitim nga LSI!

7 janari duhet ti gjeje te gjithe te rinjte bashke per ta bere Shqiperine, shtepine tone! Bashkimi i gjimnazisteve dhe studenteve do te jete fitorja e Shqiperise!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here