I ftohti i madh, ja në cilin qytet u regjistruan temperatura – 15 gradë

0
620

Rajoni i Korçës vazhdon të jetë i mbërthyer nga temperatura të ulëta. Gjatë natës së kaluar, temperaturat kanë arritur në -15 gradë.

Situata vazhdon të jetë e njëjtë edhe mëngjesin e sotëm.

Aksi rrugor për në fshatin Dardhë është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit.

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në fshatin Lekas, Dardhas dhe Velçan. Aksi për në Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë që sipas njoftimeve të fundit, të gjitha akset e tjera janë të kalueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here