Saturday, April 27, 2024
Home Politikë Ftesa e Berishës: Shqiptarët të mbushin sheshet, Rama ka tmerr nga Basha

Ftesa e Berishës: Shqiptarët të mbushin sheshet, Rama ka tmerr nga Basha

0
478

Ish-kryeministri Sali Berisha kishte një ftesë për të gjithë shqiptarët, që të bashkohen në protesta. Nuk është asnjëherë vonë, tha ai, duke bërë thirrje për mos bindje civile.

Berisha: Kjo është një qeveri e bazuar në skandale. Duke filluar nga kjo javë taksat e banesave të tyre rriten me 100%. Të tjerë që i kanë pas 1993 rriten me 50%. Një rritje nga më absurdet. Sot shqiptarët paguajnë naftën. Në Austri 1.1 euro nafta. Në Shqipëri është 1.8 euro. Francezët u ngritën për 6 cent, kurse këtu nuk u ngritën për 27 cent që rriti taksën e qarkullimit.  Por vonë nuk është kurrë. Më mirë vonë se kurrë, ndaj shqiptarët janë të ftuar të mbushin sheshet në mosbindje civile dhe të çlirohen nga një i sëmurë psikik, i cili nuk ka asnjë lloj dhuntie tjetër përveç mashtrimit.

Berisha tha se Rama bën sikur ndihet komod me Bashën, por në të vërtetë, ai ka filluar të ketë frikë nga kreu i PD.

Berisha: Rama ka filluar të ketë frikë Lulin. Rama midis vlerave të qytetërimit perëndimor dhe veseve lindore, Rama është i zierë me vese lindore. Në këtë kontekst, nëse Rama tani bën një deklaratë të tillë unë siguroj që ai ka filluar të ndjejë frikën e Lulzim Bashës. Do të paraqesë sikur vërtet është komod me Bashën, por duhet lexuar e kundërta. Ai ka filluar të ketë tmerr nga Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here