Studentët kritika mediave: 98% pasqyrojnë vetëm ato që duan dhe jo realitetin

0
583

Studentët kanë vijuar edhe sot protestën para Kryeministrisë, e cila zgjati rreth katër orë.

Të rinjtë, i kanë bërë thirrje njëri tjetrit të jenë sa më të shumtë në numër në mënyrë që qeveria të anulojë ligjin e Arsimit të Lartë.

Studentët, kritika kanë adresuar edhe për mediat, të cilat sipas tyre janë të blera dhe kanë tendencë të dezinformojnë me lajme jo të vërteta.

Statusi i aktivistit Klajdi Bello:

Studente, vellezer dhe motra!

E di qe po perpiqen te ju demoralizojne.

E di qe kane 98% te mediave te blera dhe trazmetojne vetem ato qe duan dhe jo te pasqyrojne realitetin.

E di qe po mundohen te na poshterojne.

E di qe po mundohen te na percajne duke na futur ne konflikt me njeri-tjetrin.

E di qe po perdorin cdo makinacion shteteror kunder nesh, duke arrestuar studentat rruges si “Gestapo”.

E di qe po perdorin terror informativ dhe dizinformim rreth vijueshmerise se protestes dhe kerkesave tona legjitime.

E di qe i kane shantazhuar prinderit tuaj qe jane te punesuar neper administrata.

E di qe po perdorin pseudo portale ne emer te studenteve per te goditur grupin e rezistences.

E di qe ju bejne te dukeni te vegjel perballe establishmentit.

E di qe ju bejne te mendoni se po ju kundervut pushtetit nuk do keni shpetim, te ardhme.

Por me lejoni tu them se:

Per ate Zot, per Flamur, per Memedhe, per Familje, per nder, per Tradite, per Krenari, per Shqiperine po te jemi bashke, nuk na ndal dot askush.

Ejani o dishepujt e Gjergj Kastriot Skenderbeut, Ismail Qemal Bej Vlores, Luigj Gurakuqit, Naim Frasherit, Ali Pashe Tepelenes, Isa Boletinit, Adem Jasharit e.t.j

Ejani dhe mblidhemi bashke, Ejani dhe ti kendojme Lirise, Ejani ti kendojme ndergjegjes shoqerore, Ejani te kerkojme te drejten per Arsim Cilesor dhe te perballueshem per xhepat e shqiptareve, per nje te ardhme me te mire.

Ejani ti tregojme mbare Botes qe jemi bijte e Shqipes, populli me i lashte ne Evrope, Pellazgo-Ilire.

Ejani te tregojme njehere te vetme se sebashku mund t’ja dalim.

Per ate Zot, mos u frikesoni, Ejani te qendeojme krahe me krahe.

Ejani ti japim Shprese njeri-tjetrit.

Ejani ta bejme Shqiperine si gjithe Europa!

Ejani se dhe Zoti eshte me ne, pasi jemi ne anen e drejte te historise.

Zoti qofte me ne o bijte dhe bijat e Shqiperise!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here