Wednesday, May 8, 2024
Home Politikë I përfundoi mandati. Meta: Bujar Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH...

I përfundoi mandati. Meta: Bujar Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

0
613

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka dekretuar largimin nga detyra si kryetar i KLSH të Bujar Leskaj. Kreu i Shtetit i ka kërkuar Leskajt të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

“Nëse organi i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të përfaqësohej nga një funksionar tjetër dhe jo nga Kryetari i tij, kjo do të zhvishte atë nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore që ka ky institucion dhe në këtë mënyrë do të cënohej integritet dhe pavarësia e tij”, thuhet në letrën që Presidenti Meta i drejton Bujar Leskajt dhe kryetarit të Kuvendit.

Po ashtu Presidenti thotë se është duke vlerësuar përzgjedhjen e një kandidature të re, për t’ia propozuar Kuvendit, pasi ky i fundit rrëzoi emrin e Vitore Tushës.

Letra që presidenti Meta i dërgon Bujar Leksajt

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here