Shqipëria e bllokuar nga dëbora,ja qarqet ku nuk duhet të udhëtoni

0
716

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një konferencë për ka dhënë detaje në lidhje me situatën alarmante në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Xhaçkës rrugët kombëtare janë të hapura, përveç asaj Tepelenë-Gjirokastër.

Zonat më të prekura, janë: Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.

Deklarata e Olta Xhaçkës:

Që prej mesditës së djeshme, territori i vendit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar kufizime për komunitetin në disa prej qarqeve në vendin tonë. Situata pritet të jetë e njëjtë edhe për 24 orët e ardhshme.

Aktualisht, sipas informacioneve që përditësohen minutë pas minute, qarqet më të prekura, janë: Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.

Akset rrugore kombëtare janë të gjitha të qarkullueshme, me përjashtim të aksit rrugor Tepelenë–Gjirokastër, i cili është përkohësisht i bllokuar në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, si dhe një pjese në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Sa i takon akseve rurale, të bllokuara janë akset në zonat e thella malore, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Dibër dhe Elbasan.

Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura janë në kontakt të vazhdueshëm, me 5 ministritë e linjës si edhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar; Policinë e Shtetit; me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë, Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes; Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, me 12 prefektët si dhe me njësitë vetëqeverisjes vendore.

Aktualisht, në të gjitha qarqet e prekura nga dëbora, janë aktivizuar mbi njëqind mjete, që po punojnë për hapjen e akseve me probleme.

Mbi dy mijë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, punonjës të OSSHE dhe të shëndetësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu gjendur pranë banorëve, për çdo problem të vërejtur.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ekuipazhet e tyre janë të gatshëm të ndërhyjnë nga ajri për t’iu përgjigjur të gjitha problemeve shëndetësore apo kërkesave për bazë ushqimorë, në ato fshatra, që bllokohen nga moti i keq.

Që të minimizojmë pasojat e motit të keq, i bëj thirrje firmave kontraktore, në të gjitha bashkitë, që të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre.

Sa më korrektë të tregoheni në punën tuaj, aq më pak problem do kenë në përditshmërinë e tyre qytetarët e Shqipërisë.

U bëj me dije të gjitha atyre kompanive, që nuk respektojnë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve se për çdo rast po monitorohen e do të penalizohen sipas ligjit.

Shtimi i masave të kontrollit nga Policia e Shtetit dhe disiplinimi i qarkullimit rrugor, sidomos në zonat me rrezik të shtuar, duhet të shoqërohet edhe me kufizimin dhe mbajtjen nën kontroll të qarkullimit të automjeteve me tonazh të lartë. Respektimi i sinjalistikës së nevojshme është shumë i rëndësishëm, për parandalimin e bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme, në situata të pritshme dimërore.

Për të gjithë ju, që keni nevojë për asistencë, duhet t’i drejtoheni ambienteve të përshtatshme të ngritura nga pushtetit vendor në raste emergjencash, të telefononi në numrat e emergjencave 126, 127, 128 dhe 129 ose tu drejtoheni shtabeve të emergjencave në qytetet tuaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here