Friday, April 26, 2024
Home Kronika Shqiptari me drogë i bën “zbor” policisë greke, por në fund kapet

Shqiptari me drogë i bën “zbor” policisë greke, por në fund kapet

0
613

Policia greke ka sekuestruar  53 kg 257 gram marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Droga u gjet në një automjet që drejtohet nga një 27 vjeçar shqiptar.

Deri në finalizimin e operacionit, policisë greke i është dashur punë të kapë shqiptarin.

Ata u vunë në ndjekje të automjetit që vinte nga kufiri i gjelbër dhe u tentua të ndalohej në Kompoti, Artë.

Por sapo patrulla i ka bërë shenjë të ndalojë, 27-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të arratiset.

Ndjekja ka vazhduar dhe policia ka mundur ta bllokojë mjetin në rrugën ‘Olimpia’, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 38 pako me 53 kg 257 gram marijuanë dhe 2 celularë, teksa i riu shqiptar ka përfunduar në pranga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here