Studentët bllokojnë fakultetet, ngujimi vazhdon

0
527

Edhe sot në mëngjez rritet numri i studentëve në fakultete që protestojnë. Grupi i studentëve që është ngujuar te Fakulteti Ekonomik, nuk ka ndër mend të dorëzohet. Pas një mbledhje mbrëmjen e sotme te ‘Ekonomiku’ përmes një deklarate njoftuan se protesta do të vijojë.

Studentet e Fakultetit të Ekonomikut kanë vendosur të vazhdojnë protestën. Ata i bëjnë thirrje policise së shtetit dhe sigurisë private që të mos u shtrojnë dhunë mbi ta. Ndërkohë ftojnë të gjithë studentët që t’i bashkohen kauzës së tyre. Sipas studentëve protesta do të vazhdojë deri sa të plotesohen 8 kerkesat

Ata u shprehën se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, prandaj do të vijojnë me bojkotin e mësimit, ngujimin në fakultete dhe protestën.

Po ashtu, mbrëmë një grup studentësh të Mjekësisë janë solidarizuar me studentët e tjerë, duke iu bashkuar ngujimit tek Fakulteti i Ekonomikut.

Studentët janë shprehur njëzëri se nuk do të futen në mësim dhe kërkojnë që kryeministri Edi Rama të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre të parashtruara që në fillim të muajit dhjetor, e këtë duhet ta bëjë me ligj, pasi ata shprehen se nëse nuk miratohen me ligj, nuk kanë besim.

“Ligji për arsimin e lartë duhet rrëzuar, Universiteti është i yni dhe tani do të ngujohemi të gjithë. Partitë politike t’i mbajnë larg këlyshët e tyre. Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. U bëjmë ftesë edhe pedagogëve të na bashkohen. Ngujimi do të jetë pa afat”, janë shprehur studentët.

Duket se strategjia e studentëve ka ndryshuar, pasi kanë hequr dorë nga protestat në rrugë dhe para kryeministrisë, për të vazhduar bojkotin në auditorët e fakulteteve, ku nuk përjashtohet mundësia edhe e nisjes së nj greve urie, deri në plotësimin e kërkesave nga kryeministri Rama pa asnjë kusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here