Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Vasili: Qeveria private e familjare e Edi Ramës lakuriq përpara kushtetutës

Vasili: Qeveria private e familjare e Edi Ramës lakuriq përpara kushtetutës

0
539

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se Edi Rama nuk ndërton dot asgjë tjetër përveçse se një qeveri private.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Qeveria private e familjare e Edi Rames lakuriq perpara kushtetutës!!!

Edi Rama perfundimisht nuk nderton dot asgje tjeter perveçse nje qeveri private familjare si nje zgjatim interesash okulte financiare e politike.

Ministra te lindur ne kulisa tarafesh,interesash gjithfaresh dhe lidhjesh familjare e private ky eshte inkubatori i Edi Rames, qe pjell qeverite e tij si pulari e familjes.

Peng i interesave te erreta kunder te mires publike dhe kombetare,Rama dhe qeveria e tij si klonim i tyre jane vendosur ne konflikt te eger me Kushtetuten dhe ligjin.

Shkelja e kushtetutes dhe ligjit per Ramen nuk jane asgje per shkak te errjes se syve,qe shkaktojne pengmarrjet ne veri dhe lindje te Ballkanit.

Çfarë eshte Edi Rama si minister i jashtem?

Eshte thjesht zgjatim i interesave te zymta dhe axhendave antikombetare, realizimin e te cilave ai s’mund t’ja besoje kerkujt tjeter vec vetes.

Edhe me koston per ta bere shume qesharake partine socialiste e cila eshte katandisur ose te zgjidhte nje kalaviç te telekomanduar nga Rama ose vete Ramen.

Per opoziten, Rama minister i jashtem eshte nje komoditet i jashtezakonshem, sepse demaskimi i axhendave te erreta do t’i behet ballas dhe ne sy vete autorit Rama,qe deri tani ka vepruar si struci duke fshehur koken e duke vene perpara si kamikax ministrat.

Kushtetuta dhe ligji jane nje pasqyre e pameshirshme e kesaj pularie me veze te helmuara per shqiptaret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here