Ambasada e SHBA reagon për Balilin, por … kush e ka radhën

0
547

Ambasada  e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas vetëdorëzimit të Klemend Balilit.

Me një status në Facebook, Ambasada shprehet se është një hap i madh për zbatimin e ligjit.

Por ambasada sërish është e pakënaqur.

Mesazhi i ambasadës së SHBA:

Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.

Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.

Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here