Bonusi i bebes, Rama nxjerr videon: Dëshmi të prindërve përfitues

0
578

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video lidhur me bonusin e bebes.

“Me këto dëshmi të prindërve përfitues të Bonusit të Bebes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video shihen prindërit e rinj të cilët marrin në maternitet çekun e bebes dhe thonë se kjo gjë kryhet me një procedurë shumë të shpejtë.

Bazuar në vendimin e qeverisë, çdo fëmijë i lindur qysh prej datës 1 janar të vitit 2019, do të përfitojë bonusin e bebes.

Fëmija i parë do të përfitojë 40 mijë lekë të reja, i dyti 80 mijë lekë dhe i treti e sipër 120 mijë lekë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here