FOTO/ Rinis dëbora, vështirësohet më shumë jeta e mirditorëve

0
524

Reshjet e dëborës kanë rinisur në qarkun e Lezhës, ndërsa shumë banorë po përballen me vështirësi. Sipas raporteve nga Mirdita, fshatra të thellë si Kaçinari, Selita, Oroshi janë ende të bllokuar dhe pse po punohet për hapjen e rrugëve.

Në Lezhë, Ungrej është thuajse e izoluar, njofton Tv Lezha. Rruga që lidh këtë njësi me Lezhën, mbetet e rrezikshme për shkak të dëborës dhe akullit, ndërsa kalimi është shumë i vështirë për mjetet e tonazhit të rëndë. Kjo situatë ka krijuar probleme edhe ne arsim, ku në këtë njësi të gjitha shkollat janë mbyllur që prej një jave.

Më problematike sa I takon edhe zhvillimit të mësimit mbetet Mirdita, ku aktualisht në të gjitha njësitë administrative, mësimi është pezulluar, duke përjashtuar qytetin e Rreshenit dhe të Rubikut.

Shtabi i Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Lezhës bëri me dije se po koordinohet puna edhe më bashkitë e tre qarqeve të Lezhës për të normalizuar situatën, teksa nuk raportohen probleme në qarkullim në Rrugën e Kombit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here