Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Partneri i vrau prindërit, vajza: Duhet të isha në vendin tuaj

Partneri i vrau prindërit, vajza: Duhet të isha në vendin tuaj

0
939

Fjalë prekëse kushtuar dy prindërve të saj, të cilët u vranë mizorisht nga ish-partneri i saj me të cilin jetonte prej vitesh. Ngjarja makabre ndodhi dje në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën. Vajza e tyre, Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, përmes disa postimeve në rrjetin sociale ‘Facebook’ ka ndarë me miqtë e saj dhimbjen, ndërsa thekson se nuk mund të vijë në Shqipëri dhe t’i shoh prindërit e saj, pasi nuk ka guxim.

“Nuk mundem te vij. Nuk u shoh dot ne sy. Cfare tu them qe shpetova veten dhe ju vrava ju. Duhet te isha une ne vendin tuaj. Une e futa ate te semure ne jeten tuaj. Cfare do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetem per vete Pse…”, shkruan Nevila.

Ndërkohë, pak orë më parë ajo ka shkruar edhe një tjetër status, ndërsa kërkon ndjesën e vëllait. “Si ju vrava une ju gjeja ime me e shtrenjte. Me. fal vella me falni te gjithë”, thuhet në mesazhin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here