Saturday, May 18, 2024
Home Politikë Vetëdorëzimi i Balilit, Rama: Hap i madh në luftën kundër krimit

Vetëdorëzimi i Balilit, Rama: Hap i madh në luftën kundër krimit

0
482

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim për gati 2 vite e gjysmë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Përmes një postimi në ‘Twitter’ ai tha se ky ishte një hap i madh kundër krimit të organizuar. Po ashtu kreu i qeverisë uroi për këtë rezultat ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, Policinë e Shtetit dhe SHISH.

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara👊 Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH👍”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here