Momenti kur Balili dorëzohet fshehtazi tek drejtori i policisë

0
1449

Kjo video tregon pikërisht momentin e dorëzimit të Klement Balilit tek drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu. Sikurse shihet në pamjet që disponon Opinion.al i shumëkërkuari Balili ka mbërritur me një makinë fuoristradë në një zonë të pabanuar mes Delvinës dhe Finiqit.

Pasi makina ka hyrë në zonë, prej saj ka zbritur një person që udhëtonte me Balilin. Më tej mjeti ka vijuar rrugën për t’u ndaluar disa metra më pas, pranë disa godinave të pularisë, ku Ardi Veliu priste me një makinë së bashku me dy efektivë të tjerë policie, të cilët e kanë shoqëruar drejt Tiranës.

Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Ky i fundit ka deklaruar se ka qenë edhe negociator mes Klement Balilit dhe policisë për dorëzimin.

Klement Balili është shoqëruar drejt Tiranës nga Veliu dhe u dërgua në ambjentet e Komisariatit Nr.6, ku pas marrjes në pyetje u dërgua në Drejtorinë e policisë së Tiranës. / Opinion.al

 

Në “Report Tv” është publikuar një fragment nga intervista e Klement Balilit për gazetarin Artan Hoxha.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” ka rrëfyer arsyet që e çuan atë të dorëzohej pas 2 vitesh e gjysmë në arrati.

Ai thotë se u arratis deri në përmbylljen e dosjes hetimore në ngarkim të tij kohë të cilën ai nuk ka preferuar ta kalojë në qeli, por në fshehtësi dhe duke i shpëtuar disa operacioneve të policisë, ndër ta edhe të forcave RENEA. Balili thotë se nuk kishte besim te drejtësia shqiptare.

“Pas shpalljes në kërkim për disa akuza, që nga ai moment u fsheha. U fsheha se nuk kishte prova. Drejtësia nuk kishte dokumentet e duhura për mua. Nga ai moment mora një njoftim se ka ardhur dokumentacioni për gjykuar se çështja ime i kalon drejtësisë shqiptare. Nga ky moment unë jam i gatshëm të përgjigjem” – thotë Balili.

Janë të shumtë qytetarët që kanë dalë për ta shoqëruar. Ndërkohë që shihet se një prej personave pranë tij fut në bagazhin e makinës një çantë ngjyrë ushtarake.

 @KohaJone

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here