Friday, May 17, 2024
Home Kronika Qeveria shfuqizon Njësisë Operacionale Speciale për vjedhjen e energjisë

Qeveria shfuqizon Njësisë Operacionale Speciale për vjedhjen e energjisë

0
915

Pas rreth 5 vjetësh, qeveria ka vendosur të shfuqizojë vendimin për kontrollin e konsumatorëve të energjisë elektrike dhe evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Më konkretisht, qeveria ka vendosur të shfuqizojë paragrafin e fundit të pikës 3 të vendimit nr.1086, datë 14.12.2013,

Taksa Forca që goditi vjedhjen e energjisë, i miratua më 14 dhjetor 2013, pak muaj pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Edi Rama.

Në mbledhjen e sotme është vendosur edhe shfuqizimi i veprimtarisë së Njësisë Operacionale Speciale e Task Forcës, më konkretisht pika 5/1.

Task-Forca drejtohej nga numri dy i qeverisë dhe i përbërë nga përfaqësues të disa ministrive:

– Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë zëvendëskryetar;

– Zëvendësministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë anëtar;

– Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme anëtar;

– Zëvendësministrin e Drejtësisë anëtar;

– Zëvendësministrin e Financave anëtar;

– Zëvendësministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë anëtar;

– Administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., ose OSHEE, anëtar;

– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit anëtar;

– Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve anëtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here