Tuesday, June 18, 2024
Home Aktualitet Gjiknuri i dorëzon Ballukut “çelësat” e zyrës: Na ftoni në ndonjë festë

Gjiknuri i dorëzon Ballukut “çelësat” e zyrës: Na ftoni në ndonjë festë

0
619

Damian Gjiknuri duke i gëzuar në takimin e lamtumirës me stafin e Ministrisë së Energjisë dhe Transporteve, ndërsa krah tij ishte pasardhësja Belinda Balluku. Gjiknuri pasi falënderoi stafin, tha se shpresonte të takohen nëpër festa.

“Ju uroj gjithë të mirat, do shihemi në okazione të tjera. Kur të organizosh ndonjë festë neve do na ftosh. Kalofshi mirë”, u shpreh Gjiknuri

“Përgjegjësia dhe pozicioni më bën që të jem në krye të të gjithë problematikave, sigurisht në suportin dhe në krahun tuaj. Shpresoj që unë t’ia dal me mbështetjen tuaj dhe të Damianit patjetër, dhe suksesi të jetë shoku ynë më i mirë i rrugëtimit”, tha ministrja Balluku.

Pas betimit tek Presidenti në orët e paradites, ministrat e rinj kanë shkuar nëpër ministritë që do të drejtojnë. Ceremonitë përkatëse u transmetuan Live nga ERTV-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here