Saturday, May 4, 2024
Home Kronika Shikoni momentin/ Klement Balili me pranga në duar niset drejt gjykatës

Shikoni momentin/ Klement Balili me pranga në duar niset drejt gjykatës

0
554

Ora 13: 30 Klement Balili me pranga në duar dhe i shoqëruar nga policia ka dalë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për tu drejtuar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të bëhet dhe verifikimi i masës së sigurisë.

Ora News ju sjell momentin.  Klement Balili u dorëzua në polici dy ditë më parë.

Një ditë më parë u hodh shorti, ku Miljana Muça është zgjidhur gjyqtarja paraparake për Klement Balilin.

Me ligjin e ri, gjyqtarja paraprake do të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Klement Balilin. Muça do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani.

Gazetarja Keti Banushi sqaron se po ashtu kjo gjyqtare do të vendosë nëse dosja do të shkojë në gjykim, apo tia kthejë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Dorëzimi i “Eskobarit” të Ballkanit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Vetë kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë ‘arrest me burg” dhënë nga gjykata.  Ndërkohë në mesditë Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë.

Të gjitha lajmet për Klement Balilin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here